Hyni nëpërmjet Facebook/ Google
Nuk keni një llogari? Regjistrohu tani!

Politika e privatësisë

Kushte

E vlerësojmë mirëbesimin e klientëve tanë të cilët e përdorin platformën Hello CashbackTM dhe e krijuam këtë Politikë për privatësi që t’u japim klientëve tanë siguri dhe mbrojtje të të dhënave të tyre personale. Do të jemi të qartë dhe transparentë për informacionet që i mbledhim dhe se çfarë do të bëjmë me ato informacione.

Kjo politikë për privatësi konfirmon se cilat të dhëna personale mblidhen dhe përpunohen si rezultat i përdorimit tonë të kësaj faqeje interneti; nga ku janë marrë këto të dhëna; si përpunohen këto të dhëna; si ruhen këto të dhëna.

Definicione

SMARTLINE Sagl – pronari i faqes së internetit hellocashback.me - është “kontrollori i të dhënave” për të gjitha të dhënat personale të mbledhura në kuadër të kësaj faqeje interneti.

Faqja e internetit – është faqja e internetit të programit Hello CashbackTM ndaj të cilës mund të qaset nëpërmjet këtij linku: hellocashback.me.

Platforma – do të thotë faqja e internetit në të cilën është i disponueshëm Shërbimi. Ajo është në pronësi, e kontrolluar, e menaxhuar, e mirëmbajtur dhe/ose e hostuar nga SMARTLINE Sagl dhe është e disponueshme në hellocashback.me.

Shërbime – rezervime dhe/ose blerje të shërbimeve të Partnerëve, të paraqitura nëpërmjet linkeve përkatëse të cekura në Platformë.

Persona – palë të treta që sigurojnë shërbime të klientëve (pronarë të kartave/përdorues). Nëse rezervoni shërbim të ofruar nga person i tretë (si dhomë hoteli), në kuadër të kushteve për përdorim, mbrojtje e të dhënave tuaja personale është e kontrolluar nga politika e privatësisë së personit të tretë.

Klient (pronar i kartës/përdorues) – person që është të paktën 18 vjeç ose më shumë dhe që e përdor platformën në mënyrë të ligjshme.

Të dhëna personale – të gjitha informacionet që na mundësojnë që t’ju identifikojmë, për shembull emrin tuaj, informacionet për kontakt, numrin e regjistrimit dhe rezervimit dhe informacione për qasjen tuaj dhe përdorimin e faqes së internetit hellocashback.me.

Cilat informacione personale mblidhen?

Gjatë kohës së procesit të regjistrimit të faqes së internetit hellocashback.me për akumulime pasuese të rimbursimit të parave të gatshme dhe për përdorim të ardhshëm të funksionaliteteve të faqes së internetit, mblidhen këto të dhëna:

  • Emri
  • Mbiemri
  • Posta elektronike
  • Numri i kartës së kreditit dhe data e skadimit
  • Numri i rezervimit
  • Lokacioni, duke përfshirë lokacionin gjeografik në kohë reale të kompjuterit ose pajisjes nëpërmjet GPS, Bluetooth dhe IP adresës, në rast të përdorimit të funksioneve të themeluara në lokacion dhe mundësoni cilësime për lokacionin e pajisjes dhe/ose kompjuterit të përdorur

Pse dhe sa gjatë përdoren të dhënat personale?

I mbledhim të dhënat tuaja personale që t’i sigurojmë shërbimet e kërkuara: i përdorim informacionet që i fitojmë që t’i ndjekim rezervimet/blerjet tuaja, për akumulime për rimbursimin e parave të gatshme dhe që t’ju japim informacione për statusin e akumulimeve.

Komunikime për shërbime të klientëve: i përdorim të dhënat tuaja që të menaxhojmë me marrëdhënien tonë ndaj klientëve tanë me qëllim që t’i përmirësojmë shërbimet tona dhe ta përmirësojmë përvojën tuaj me ne.

Qëllime marketingu: në mënyrë periodike të dhënat do të përdoren që t’ju kontaktojmë nëpërmjet adresës e-mail në lidhje me promocionet tona.

Mund të kërkoni nga ne që t’i fshijmë të dhënat tuaja personale me dërgimin e e-mail në privacy@hellocashback.me. Kërkesat e tilla do të përpunohen vetëm nëse në e-mailin tuaj është bashkëngjitur kopje e pasaportës suaj ose e letërnjoftimit të vlefshëm, që na ndihmon ta vërtetojmë identitetin tuaj. Në afat prej 30 ditësh nga dita e kërkesës suaj do t’i fshijmë të dhënat tuaja dhe do t’ju informojmë kur procesi do të jetë i finalizuar. Kopja e pasaportës tuaj apo e letërnjoftimit të vlefshëm do të fshihet pasi ta përpunojmë kërkesën tuaj

Ju lutemi të keni parasysh që obligohemi që t’i fshihmë të dhënat ku këtë të drejtë e keni shfrytëzuar dhe, në mënyrë pasuese, tashmë më tej nuk do të ketë bazë ligjore për përpunim, por disa mbledhje të të dhënave personale është e pamundur që të rregullohen apo të mënjanohen (psh. kopja rezervë e serverit apo mikrofish).

Siguria e të dhënave tuaja personale

Janë aplikuar procedura të rrepta sigurie për depozitim që të parandalohet zbulim i të dhënave tuaja personale dhe të mbrohen nga fshirja pa dashje, nga shkatërrimi ose dëmtimi. Të dhënat si jepni janë të mbrojtura me teknologjinë SSL (Secure Socket Layer). SSL është metodë standarde industriale për shifrimin e informacioneve personale dhe detajet për kartën e kreditit që të mund të përpunohen në mënyrë të sigurt në Internet.

Të gjitha detajet për kartën janë të ruajtura në pajtueshmëri me Standardet për sigurinë e të dhënave në industrinë e kartave të debitit. (PCI DSS).

Ndryshime të politikës së privatësisë

Politika jonë e privatësisë herë pas here mund të ndryshojë. Do të njoftoheni për ndryshimet e tilla nëpërmjet postës elektronike ose nëpërmjet njoftimit në faqen tonë të internetit.

Politika e cookies

Skedarët me cookies përdoren për përshtatjen e përmbajtjes së faqes së internetit sipas preferencave tuaja dhe për optimizimin e përdorimit të faqeve të internetit; veçanërisht këta skedarë na mundësojnë që ta identifikojmë pajisjen tuaj dhe ta paraqesim në mënyrë të rregullt faqen e internetit (të përshtatur në të dhënat tuaja personale); të krijojmë statistikë që na ndihmon të kuptojmë se si përdoruesit e përdorin faqen tonë të internetit me qëllim që ta përmirësojmë strukturën e saj, përmbajtjen dhe mbështetjen për përdoruesit, seancat (pasi të regjistroheni), kështu që nuk do të duhet ta përsërisni regjistrimin tuaj dhe fjalëkalimin në çdo faqe të faqes së internetit.

Cookies shkarkohen automatikisht dhe përmbajnë informacione për faqen e internetit nga e cila përdoruesi e ka ndjekur linkun tek hellocashback.me, informacione për lidhjen e internetit të përdoruesit, IP adresën, lokacionin (vendin, rajonin, qytetin) llojin e shfletuesit, rezolucionin e ekranit të kompjuterit dhe specifikime të tjera.

Nëse përdoruesi qaset në faqen e internetit nëpërmjet linkut të shfletuesit, gjithashtu do të mblidhen informacione për fjalët kyçe që përdoruesi i ka vendosur në shfletues që ta gjejë dhe të qaset në faqen tonë të internetit.

Faqja e internetit përdor dy lloje cookies: cookies për seancë dhe cookies të përhershme. Cookies për seancë krijohen përkohësisht dhe depozitohen në pajisjen e përdoruesit vetëm derisa përdoruesi është në një faqe interneti të caktuar dhe mënjanohen pasi përdoruesi do të largohet nga llogaria e tij ose do ta mbyllë shfletuesin.

Cookies të përhershme depozitohen vazhdimisht në pajisjen e përdoruesit dhe aktivizohen kur përdoruesi do ta vizitojë përsëri faqen e internetit që i ka krijuar këto cookies. Çdo cookies e përhershme qëndron në pajisje gjatë kohës së përcaktuar në cilësimet për cookies ose derisa të fshihet në mënyrë manuale nga ana e përdoruesit nëpërmjet menusë së shfletuesit ose në mënyrë direkte nga dosja e sistemit ku cookies janë të ruajtuara nga ana e shfletuesit.