Kushtet e shërbimeve
1. Dispozita të përgjithshme
1.1 Pronar i faqes së internetit dinerscashback.mk është Smartline GmbH, Kohlmarkt 16/21, 1010, Vienna, Austria. Këto kushte janë të një rëndësie thelbësore për përdorimin e dinerscashback.mk dhe që të përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e Përdoruesve të saj.
1.2 Çdokush që do të regjistrohet dhe merr pjesë në programin Hello CashbackTM nëpërmjet faqes së internetit duhet të jetë njihur me Kushtet e përdorimit dhe përpunimin e të dhënave personale, dhe t’i pranojë ato.
1.3 Pjesëmarrja në program është pa pagesë dhe është e hapur vetëm për persona fizikë (për qëllime të përdorimit personal). Personave juridikë nuk u lejohet që të marrin pjesë në Program.
1.4 Vetëm persona fizikë që kanë 18 vjeç dhe më shumë në momentin e regjistrimit.
1.5 Në rast të rezervimit të hotelit, emri i regjistruar i përdoruesit dhe emri i personit që e kryen regjistrimin duhet të jenë identike.
1.6 Të punësuarit (duke përfshirë edhe të punësuarit e mëparshëm) tek pronari i faqes së internetit dhe kompanitë SMARTLINE GROUP nuk mund të jenë Klientë (përdoruesit) të faqes së internetit.
2. Definicione
Faqja e internetit – është faqja e internetit të programit Hello CashbackTM ndaj të cilës mund të qaset nëpërmjet këtij linku: dinerscashback.mk.
Platforma – do të thotë faqja e internetit në të cilën është i disponueshëm Shërbimi. Ajo është në pronësi, e kontrolluar, e menaxhuar, e mirëmbajtur dhe/ose e hostuar nga SMARTLINE Sagl dhe është e disponueshme në dinerscashback.mk.
Klient (pronar i kartës/përdorues) – person që është të paktën 18 vjeç ose më shumë dhe që e përdor platformën në mënyrë të ligjshme.
Partner – person juridik shërbimet e të cilit janë të disponueshme për Klientin (Pronari i kartës/përdorues) nëpërmjet linkeve përkatëse të cekura në Platformë.
Shërbime – rezervime dhe/ose blerje të shërbimeve të Parnterëve, të paraqitura nëpërmjet linkeve përkatëse të cekura në Platformë.
Rezervim – rezervim i dhomës së hotelit, të biletës së avionit, marrje të automobilit me qira të kryer nga Klienti (Pronar i kartës/Përdorues) i faqes së internetit të Partnerit nëpërmjet linkut të cekur në dinerscashback.mk.
Blerje – blerje të mallrave/shërbimeve të kryera na ana e Klientit (pronar i kartës/përdoruesit) i faqes së internetit të Partnerit nëpërmjet linkut të cekur në dinerscashback.mk.
Rezervim i kualifikuar/blerje - rezervim i shërbimit/blerje e kryer nga ana e Klientit (Pronar i kartës/Përdorues) nëpërmjet faqes së internetit të partnerit vetëm nëpërmjet platformës Hello CashbackTM dinerscashback.mk, që i plotëson të gjitha kërkesat e definuara dhe të përshkruara në dispozitën 4 të këtyre Kushteve për përdorim të shërbimeve.
Rimbursim (Cashback/ keshbek) – rimbursim (kthim) të një pjese të parave që i ka shpenzuar Klienti (Pronar i kartës/Përdoruesi) për rezervim të shërbime ose blerje. Shuma llogaritet në pajtueshmëri me përqindjen e cekur në mënyrë të veçantë për çdo partner të platformës.
Llogari virtuale – është llogaria e klientit (Pronar i kartës/Përdoruesi) në llogarinë e tij personale të platformës dinerscashback.mk, që evidenton akumulime për rimbursimin e parave të gatshme dhe e paraqet gjendjen momentale.
Regjistrim – ka të bëjë me klientin (Pronar i kartës/Përdoruesi) që e kryen procedurën e mëposhtme: Plotësim i formularit për regjistrim të faqes së internetit me qëllim që të krijojë Llogari personale dhe të fitojë rimbursim të parave të gatshme (keshbek) pas pranimit të Kushteve për përdorimin dhe Politikën e privatësisë.
Llogari personale – është llogari e krijuar nëpërmjet Platformës së lokalizuar të faqes zyrtare të internetit dinerscashback.mk.
3. Kushtet kryesore të përdorimit të faqes së internetit
3.1. Që të fitojë rimbursim të parave të gatshme (Pronar i kartës/Përdoruesi) duhet të krijojë llogari personale nëpërmjet procesit për regjistrim të faqes së internetit.
3.2. Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, do të krijohet automatikisht llogari për Klientin (Pronar i kartës/Përdorues) me llogari të brendshme virtuale në të cilën do të paguhet rimbursimi i parave të gatshme pasi do të kryhet rezervimi i kualifikuar / blerja nga ana e Klientit (të pronarit të kartës/përdoruesit) nëpërmjet linkut të platformës dhe vërtetim nga partneri relevant për transaksion.
3.3. Vetëm ata që janë pajtuar me Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit të shërbimeve gjatë kohës së procesit të regjistrimit mund të jenë të regjistruar si klientë (Pronarë/përdorues të kartës) së faqes së internetit dhe në atë mënyrë të fitojnë rimbursim të parave të gatshme.
3.4. Pronari i faqes së internetit e rezervon të drejtën që të mos paguajë rimbursim të parave të gatshme dhe gjithashtu ta bllokojë Llogarinë personale të Klientit (pronarit të kartës/përdoruesit) në rast të shkeljes së qëllimshme serioze të këtyre Kushteve të përdorimit të shërbimeve dhe në rast të dyshimit të arsyeshëm për aktivitete të lidhura me mashtrimin.
3.5. Këto Kushte për përdorimin e shërbimeve e përbëjnë kontratën e vetme ekzistuese ndërmjet pronarit të faqes së internetit dhe klientit (pronar i kartës/përdoruesit). Me pranimin e këtyre Kushteve për përdorimin e shërbimeve, Klienti (Pronar i kartës/përdoruesit) i pranon në mënyrë vullnetare, të pakushtëzuar dhe në mënyrë të plotë këto Kushte për përdorimin e shërbimeve.
3.6. Pajtueshmëria (pëlqimi) e Klientit (pronarit të kartës/përdoruesit) jepet me dhënien e të dhënave personale si emër, mbiemër, PAN, data e skadimit të kartës, numri i telefonit dhe postën-elektronike.
3.7. Që të fshini llogarinë personale, Klienti (pronari i kartës/përdoruesi) duhet të kontaktojë me Mbështetjen e përdorueseve nëpërmjet postës elektronike të cekur në dispozitën 5 të këtyre Kushteve për përdorimin e shërbimeve. Në rast të fshirjes së llogarisë personale, saldoja pozitive e llogarisë virtuale, nëse nuk është shfrytëzuar para mënjanimit të kabinetit personal, anulohet dhe nuk mund të kthehet.
3.8. Klienti (përdoruesi) nuk mund të krijojë më shumë se një llogari personale të platformave Hello CashbackTM duke e përdorur të njëjtin e-mail për regjistrim. Në rast të mos gjenden dy ose më shumë llogari me të njëjtin e-mail, duplikatet do të fshihen.
4. Rregulla dhe kushte për fitimin e rimbursimit të parave të gatshme
4.1. Pronari i faqes së internetit do të paguajë rimbursim të parave të gatshme për rezervime/blerje të kryera nga Klienti (Pronar i kartës/Përdorues) i kartës së krediti të shënuar nga Klienti (Pronar i kartës/Përdorues) kur do të aktivizohet komanda për rimbursimin e parave të gatshme në pajtueshmëri me kushtet e përshkruara në dispozitat nga 4.1 deri 4.11 më poshtë.
4.2. Rezervimet/blerjet duhet të bëhen nëpërmjet linkut përkatës të dinerscashback.mk me qëllim që të kualifikohen për rimbursim të parave të gatshme. Rezervimet/blerjet e tilla janë të definuara si rezervime/blerje të kualifikuara.
4.3. Rezervimet e bëra drejtpërdrejt përmes faqeve të internetit të Partnerit nuk kualifikohen për rimbursim të parave të gatshme.
4.4. Që ta fitojë rimbursimin e parave të gatshme, Klienti (pronari i kartës/Përdoruesi) duhet të krijojë llogari personale nëpërmjet faqes së internetit, të pajtohet me Politikën e privatësisë dhe këtyre Kushteve për përdorimin e shërbimeve.
4.5. Që të fitojë rimbursim të parave të gatshme, Klienti (përdoruesi) duhet të vendosë numër telefoni që përshtatet me numrin e llogarisë personale, kur porosit shërbim ose produkt në faqen e internetit të Partnerit. Në rast të dhënies së numrit tjetër, rimbursimi i parave të gatshme nuk do të paraqitet në llogarinë personale dhe nuk do t’i kreditohet Klientit (Përdoruesit).
4.6. Rimbursimi i parave të gatshme nuk do të akumulohet në rast se rezervimit/blerja anulohet ose nëse Klienti (pronari i kartës/përdoruesit) nuk shfaqet, madhe edhe nëse Partneri i arkëton Klientit (pronarit të kartës/përdoruesit) sipas politikës për anulim të Partnerit.
4.7. Shuma e paguar e rimbursimit të parave të gatshme do të paraqitet në EUR në llogarinë personale të Klientit (pronarit të kartës/përdoruesit) në kuadër të kushteve të përcaktuara në këtë Kushte për përdorim të shërbimeve.
4.8. Shuma e rimbursimit llogaritet në bazë të vlerës së rezervimit/blerjes dhe nuk përfshin shpenzime të tjera siç janë tatime, shërbime, shërbime në dhomë, faturë restoranti, mini bar, spa etj.
4.9. Shuma e rimbursimit është e pa-transferueshme dhe nuk mund të zëvendësohet për para ose produkte dhe shërbim të tjera.
4.10. Rimbursimi do të akumulohet menjëherë pasi partneri do ta vërtetojë faktin për blerje/rezervim të suksesshëm, pa periudhën shtesë të pritjes nga programi Hello CashbackTM.
4.11. Shuma minimale për pagesë është е 5 ЕУР. Kompensimi për tërheqjen nuk transferohet nga shërbimi CashbackTM, por mund të arkëtohet nga ana e bankës suaj ose nga sistemi i pagesave.
4.12. Në rast se pronari i faqes së internetit të jetë i informuar nga ana e Partnerit për rimbursim të parave të gatshme për mashtrim (të pretenduar) për rezervim/blerje ose nëse partneri ka çfarëdo lloj arsyesh që të besojë se rezervimi/blerja relevante mund të jetë disi e lidhur me rezervim të rremë, pronari i faqes së internetit ka të drejtë të mos paguajë rimbursim të parave të gatshme për rezervimin/blerjen e tillë. Nëse ekziston arsye për dyshim për rezervim/blerje të rremë, pronari i faqes së internetit në diskrecion personal ka të drejtë që të kërkojë nga Klienti (pronari i kartës/përdoruesi) validim nëpërmjet adresës e-mail që përmban numër rezervimesh dhe kod-pin dhe të dhëna të tjera të nevojshme.
4.13. Pronari i faqes së internetit e bën vendimin përfundimtar në lidhje me rimbursimin e parave të gatshme të Klientit (bartësit të kartës/përdoruesit).
5. Mbështetje për përdoruesit
Mbështetja për përdoruesit është e garantuar nga ana e bartësit të faqes së internetit nëpërmjet postës elektronike: contact@dinerscashback.mk. Përgjigjet e kërkesave do të sigurohen në afat prej 72 orësh nga pranimi (me përjashtimin e festave shtetërore, të shtunë dhe të diele).
6. Dispozita përfundimtare
6.1. Me rezervim të shërbimeve të Partnerit ose me blerje të mallrave të Partnerit duke e përdorur linkun relevant të faqes së internetit, Klienti (pronari i kartës/përdoruesi) pajtohet me këto Kushte për përdorim të shërbimeve.
6.2. Shkelja e rregullave që i përbëjnë këto Kushte për përdorim të shërbimeve do të rezultojë me refuzimin që të paguhet rimbursimi i parave të gatshme.
6.3. Pronari i faqes së internetit nuk është përgjegjës nëse rimbursimi i parave të gatshme nuk i akumulohet Klientit (pronarit të kartës/përdoruesit) për shkaqe që varen nga Klienti (pronari i kartës/përdoruesi).
6.4. Pronari i faqes së internetit nuk është përgjegjës për vërtetimin e shtyrë të transaksionit nga ana e Partnerit, që mund të rezultojë me shtyrje të pagesës së rimbursimit të parave të gatshme në llogarinë virtuale të Klientit (pronari i kartës/përdoruesi) në llogarinë personale.
6.5. Pronari i faqes së internetit e rezervon të drejtën që të përfshijë palë të treta që t’i sigurojë Klientit (pronarit të kartës/përdoruesit) shërbimet e përshkruara në këto Kushte për përdorim të shërbimeve.
6.6. SMARTLINE Sagl (pronari i faqes së internetit) e rezervon të drejtën që t’i ndryshojë këto Kushte të përdorimit të shërbimeve plotësisht ose pjesërisht në çdo kohë. Klienti (pronari i kartës/përdoruesi) do të njoftohet për ndryshimet e tilla nëpërmjet një e-mail ose me një njoftim të vendosur në faqen e internetit.
6.7. Klientët e regjistruar (pronarë/përdorues të kartave) janë të obliguar me Rregullat dhe kushtet e Partnerëve linket e të cilëve janë të vendosura në Platformën dinerscashback.mk dhe me Kushtet për përdorim të shërbimeve të programit Hello CashbackTM.
6.8. Faqja e internetit përmban linke të lidhura. Kur Klienti do të klikojë në link të lidhur dhe do të bëjë blerje, pronari i faqes së internetit fiton shpërblim nga partneri.
6.9. Këto kushte përdorimi janë të përkthyera në më shumë gjuhë. Në rast të çfarëdo lloj mospërputhjeje do të mbizotërojë versioni në gjuhën angleze.